Lajmet e fundit

Fotografi amerikan Eric Pickersgill, ka realizuar një projekt të quajtur “Removed”.
Ai në fotografitë e tij e ka larguar telefonat nga personazhet e tij, duke treguar kështu se sa të varur jemi nga celularët e mençur.
Pickersgill ishte inspiruar nga një familje që kishte hasur në një prej kafeneve në New York.
“Në një kafene ishte një familje që ishin shumë të largët nga njër-tjetri”.
“Nuk flisnin shumë”.
“Babai dhe dy vajzat po shikonin telefonat e tyre”.
“Nëna nuk kishte një të tillë, ose thjeshtë nuk ishte duke e përdorur”.
“Ajo shikonte jashtë dritares, e vetmuar dhe e mërzitur e shoqëruar nga familja e saj e ngushtë”.
“Burri i saj e shikonte herë pas here, vetëm sa për ta njoftuar për ndonjë gjë që kishte hasur teksa shikonte telefonin”, është shprehur Pickersgill.
Kështu që ai i inspiruar nga kjo familje “moderne”, realizoi disa fotografi duke u kërkuar miqve të tij që të qëndrojnë në të njëjtën pozitë sikurse janë në celularë.
Më poshtë mund të shikoni se si duken njërzit kur qëndrojnë në telefon të zgjuar.