Lajmet e fundit

Fotografi italian Guido Argentini është përpjekur gjithmonë që në punën e tij ta shfaqë elegancën e plotë të trupit të gruas.
Projekti i tij i fundit “Silver Gaze”, është një koleksion i fotografive vërtetë mahnitëse, ku artisti i ka kthyer subjektet e tij në statuja të gjalla, transmeton Klan Kosova.
Argentini ka lindur në Firence dhe në moshën 23 vjeçare vendosi të bëhej fotograf.
Puna e tij është ndikuar nga skulpturat e Constantin Brancusi, të cilat shpesh ishin bërë nga bronzi i lëmuar.
Trupat e modeleve të Argentinit janë të mbuluar me një bojë e veçantë, e cila prodhon një efekt të ngjashëm me sipërfaqen e statujave metalike.
Kjo ngjyrosje është perfekte për të theksuar karakteristikat dhe bukurinë e përgjithshme të formës së njeriut.