16.04.2019 · përditësuar para 2643 dite1 min lexim
Çdo vit, rreth 2.3 milionë çifte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i premtojnë njëri-tjetrit se “do të jenë bashkë - në të mirë dhe në të keqe, në pasuri dhe në varfëri, në shëndet dhe në sëmundje - derisa vdekja t’i ndajë”.
Por, jo të gjithë e dinë se dashuria nuk është vetëm pasion. Në fakt, dashuria kërkon shumë punë, përkushtim dhe durim.
Megjithatë çdo sakrificë ia vlen - nuk ka asgjë më emocionuese dhe të bukur se sa të dashuruarit që arrijnë t’i mbajnë ndjenjat e tyre gjallë për shumë vjet me radhë.
Zonjat dhe zotërinjtë e vjetër që ecin duke mbajtur duart së bashku dhe akoma kanë muhabete të ëmbla bëjnë të gjithë të buzëqeshin dhe të na tregojnë edhe njëherë se dashuria është gjëja më e rëndësishme për njerëzit.
Më poshtë shihni fotografitë e çifteve më të moshuara që kanë rikrijuar fotografitë e tyre që kishin realizuar kur ishin të rinj.
Ata janë thjesht të lumtur dhe të dashuruar, ashtu si shumë vjet më parë.
Ndoshta dashuria edhe zgjatë përgjithmonë!
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.