Lajmet e fundit

Minatori nga Kili tek sa përqafon bashkëshorten pas daljes në sipërfaqe pas 68 ditëve që ishte ngujuar në nëntokë.
Punëtorët shëndetësorë derisa shëtisin nëpër rrugët e një qyteti të shkatërruar pas një tërmeti në Hanwang të Kinës.
Vogëlushja përqafon dhe ledhaton kotelen e saj e cila u gjend e gjallë në rrënojat e shtëpisë së saj, pas një tërmeti në Indonezi.
Një anëtar i ekipit të kërkimit dhe shpëtimit ngushëllon një grua pasi uragani ka shkatërruar shtëpinë e saj.
Christina Ripp dhe Loraine Gonzales nga ekipi i basketbollit paralimpik të SHBA-ve festojnë pasi kanë fituar ndeshjen për medaljen e artë në lojën e basketbollit me karroca, kundër Gjermanisë.
Një burrë dhe një grua përqafohen në çati pasi Uragani Katrina goditi Shën Bernard Parish, Luiziana.
Sigifredo López, një avokat dhe politikan, vrapon për të takuar djalin e tij pasi u lirua si rob i mbajtur në Kolumbi. Ai ishte mbajtur atje për shtatë vjet.
Vëllau nga Koreja Jugore përqafon vëllaun nga Koreja Veriore. Ata nuk ishin takuar qysh nga Lufta Koreane.
Këta dy qenë, Kalu dhe Kiru, të cilët nuk kishin pronarë, duhej të vraheshin. Ky përqafim shpëtoi jetën e tyre - dikush e postoi këtë fotografi në Facebook dhe brenda disa orësh një familje doli vullnetare për t'i marrë ata.
Natalya Kozak, e cila jeton në New Jersey, përqafon motrën e saj Melaniya Babenko. Ato ishin ndarë nga njëra-tjetra në Luftën e Dytë Botërore, shtatëdhjetë vjet më parë.