Lajmet e fundit

Mickael Jou është një balet i trajnuar dhe balerin modern i cili shpesh ushtron edhe në rrugët e Parisit.
Ai ka vënë re se shumë njerëz fotografojnë lëvizjet andaj ai është shprehur se ka menduar që pse ai most a fotografojë veten e vet.
"Pas pashë fotografitë që më ishin bërë mua, vendosa ta provoj vetë” tha ai, transmeton Klan Koosva.
Kështu ai ka blerë një aparat fotografik dhe ka nisur që të realizojë fotografi të vetes, auto portrete.
Për tre vitet e fundit, ai ka kapur momentin e përkryer të vetë-portreteve, që e bëjnë atë të duket sikur ai është duke fluturuar në mes të ajrit.
“Portretet e mia më kanë ndihmuar që të shpreh emocionet që unë ndjej gjatë vallëzimit.Vallëzimi është një formë e fuqishme e artit dhe unë këtë përpiqem ta paraqes”
Rezultati është projekti me 365 foto që është një seri e dokumentuar se si Mickael vallëzon nëpër hapësira publike.
"Unë fotografoj veten kudo, midis kafeneve, në supermarket, në papafingon tim, n donjëherë duke vallëzuar dhe ndonjëhere lart në ajër” përfundoi ai.