Lajmet e fundit

I lindur dhe i rritur në Rusi, Anton Kalashnikov është një fotograf me tipare të veçanta.
Dashuria e tij për fotografinë filloi në një moshë të hershme dhe pasioni i tij i ka ndihmuar të krijojë një koleksion të sofistikuar fotografish bardh e zi, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.
Thuhet se arti ndikohen nga artistët e mëhershëm. Tek Kallashnikovi, trashëgimia ruse ka luajtur një rol të madh.
Përveç se fotografitë e tij janë unike, ato krijojnë edhe një përshtypje nostalgjie të epokës sovjetike.
Kalashnikov pëshpërit sekretet e Moskës moderne, dhe nëse jeni të qetë, pothuajse mund të dëgjoni ato.
“Kur isha dymbëdhjetë vjeç, babai im më dha aparatin e tij të vjetër SLR (me një lente me refleks).
Nuk ishte shumë funksional, por ishte një aparat i vërtetë, dhe posa e mora në duar, fillova ta shkrepi!” ka treguar Kalashnikov.





