Në kuadër të fushatës së BE-së që ka të bëjë me mjedisin e qëndrueshëm, sonte hapet ekspozitë me fotografi e titulluar "Fotografët e Rinj të Mjedisit", e cila është përzgjedhur nga fotografi i mirënjohur, Atdhe Mulla.
"Ajo pasqyron fotografitë më të mira nga pjesëmarrësit e rinj të serisë së Ligjëratave me Atdhe Mulla. Seria e punëtorive të fokusuara në zhvillimin e teknikave të fotografisë duke e përdorur mjedisin e Kosovës si temë qendrore".
"Pjesëmarrësit e saj përfaqësojnë profile dhe fusha të ndryshme siç janë arkitektura dhe disenji dhe janë përballur me sfidën jo vetëm të dokumentimit të thjeshtë të ndikimit negativ dhe degradimit të mjedisit por njëkohësisht edhe provokojnë reflektimin e aktivitetit tonë njerëzor në raport me habitatin tonë", bëjnë të ditur organizatorët e saj, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.