Foshnjat që luftojnë me infeksione të caktuara si meningjiti mund të kenë më shumë gjasa të kryejnë krime të dhunshme më vonë gjatë jetës, sugjeron një hulumtim i realizuar së fundmi.
Një studim i më shumë se 2 millionë njerëzve gjeti se foshnjat që preken nga një infeksion i sistemit nervor qendror brenda vitit të parë të jetës kanë 20 përqind më shumë gjasa të jenë të dënuar si të rritur.
Infeksionet CNS përfshijnë meningjitin, encefalitin dhe virusin herpes, i cili gjithashtu mund të shkaktojë plagë.
Infeksionet aktivizojnë sistemin imunitar, i cili shkakton inflamacionin si vija e parë të mbrojtjes kundër baktereve ose viruseve që pushtojnë trupin.
Hulumtuesit nga Suedia besojnë se ky inflamacion ndikon në zhvillimin e rajoneve të trurit përgjegjëse për rregullimin e agresionit apo dhunës.
●●●
ASHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.