Një nënë 22 vjeçare nuk mund ta besojë se vajza e saj duket si Boris Johnson – këtë gjë ia thonë edhe njerëzit në rrugë.
Bethany Jeeves, nga Cambridgeshire, u shtang kur vajza e saj Lottie, tani 5 muaj, lindi me një kokë të mbushur me floktë të gjatë dhe të trashë biond. Dhe në muajt që kanë kaluar që nga lindja e Lottie, flokët e saj kanë marrë një jetë më vete, me Bethany që lufton për t’i kontrolluar pavarësisht se sa i lag ose i lan ato.
Stili unik e ka lënë Lottie të ketë një ngjashmëri të jashtëzakonshme me Kryeministrin britanik.
Bethany tha: “Unë nuk mund të dal as nga shtëpia pa dikë që më ndalon në rrugë, duke komentuar flokët e saj dhe duke thënë se ajo duket si një mini-Boris. Unë mendoj se kjo është për shkak se flokët e saj janë shumë bjonde, janë kaq të lehta”, transmeton Klan Kosova.

●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.