Lajmet e fundit

Një foshnje dy muajsh e cila kishte jetuar në një veturë me prindërit e saj të pastrehë, ka vdekur, raporton gazeta britanike Metro, transmeton Klan Kosova.
Bebja e vogël Donald, nuk kishte arritur që të gjente një shtëpi në zonën e Bournemouth në Angli.
Zyrtarët e organizatës që ushqen të varfrit “Hope for food”, kanë thënë se prindërit e kësaj foshnje ishin shumë të pikëlluar që e humbën.
Nuk është bërë e qartë se si Donald ka vdekur, por kjo ka ndodhur kur familja e tij – nëna dhe babai – ishin zhvendosur në Kent.
Organizata “Hope for food” (shpresa për ushqim), që ka ofruar që t’i paguajë shpenzime e funeralit ka deklaruar se: “Prindërit e tij janë shumë të mërzitur, ata nuk kanë më motiv për jetë”.
Ata ishin shumë të varfër dhe nuk kishin mundësi që të mbanin një shtëpi dhe po i kalonin ditët duke fjetur në veturën e tyre.