Të parët që zbresin në shtegun e Bakus në Azerbajxhan të premten janë garuesit e kategorisë Formula 2.
Nga ora 13:00 në transmetim në platformën Artmotion do të zhvillohen kualifikimet për pozitat startuese përcjell klankosova.tv.
Interesant është fakti që nga tri garat e para pothuajse gjysme e pilotëve e kanë shijuar podiumin duke përfshi këtu për herë të parë edhe treshen Kush Maini, Arthur Leclerc dhe Jack Crawford.
Kurse kur bëhet fjalë për pilotët që kanë udhëhequr më shumë xhiro këtë sezon aty prinë japonezi Ayumu Iwasa me 34 duke lënë pas vetes francezi Theo Pourchaire me 5 më pak.
Ndërkohë nga ora 15:00 zbresin në shteg pilotët më të mirë të botës ata të Formula 1.
Kjo do të jetë hera e 6-të që zhvillohen garat në Baku ndërsa për herë të parë përdoret formati Sprint.
Këtu asnjë pilot nuk e ka fituar garën dy herë prandaj këtë do të mundohen ta bëjnë për herë të parë Lewis Hamilton, Valteri Bottas, Sergio Perez ose Max Verstappen.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.