Lajmet e fundit

Sot me fillim nga ora 21:00 zhvillohet gara e 20-të e "Formula 1" në Meksikë.
Shtegu i garës quhet "Autodromo Hermanos Rodriguez", gjendet në Mexico City dhe ka gjithsej 4.3 kilometra.
Në të do të zhvillohen 71 xhiro, derisa nga tri pozitat e para do të nisen kampioni Max Verstappen, pastaj dyshja e Mercedes, George Russell dhe Lewis Hamilton.
Kjo garë si gjitha të tjerat e "Formula 1", do të transmetohet në platformën "Artmotion" në kanalin "Sport1".