Lajmet e fundit

Sot në orën 17:30 luhet derbi i Londrës mes Arsenal dhe Tottenham.
Sfida që do të luhet në Emirates Stadium do të vërë përballë dy skuadra që kanë pësuar humbje në ndeshjet e javës së kaluar.
Topçinjtë u mposhtën nga Liverpooli 3-1, ndërsa Tottenhami humbi në fushën e tij me Newcastle 0-1. Për të dyja këto skuadra fitorja është një detyrim sepse nuk do të duan të humbasin akoma më shumë terren në renditje.