Lajmet e fundit

Sot në kuadër të Grupit B kemi super ndeshjen e ditës, ku ballafaqohet Portugalia me Gjermaninë me fillim nga ora 18:00 në stadiumin "Fussball Arena Munich".
Fitorja e fundit e Portugalisë kundër Gjermanisë ishte në fazat e grupeve të Euro 2000, me një rezultat 3-0 të një hat-trick të Sergio Conceição, është hera e fundit që Gjermania ka pësuar 3 gola nga i njëjti lojtar në gjitha kampionatet që janë organizuar deri tani.
Ky do të jetë takimi i pestë midis Portugalisë dhe Gjermanisë në Kampionatin Evropian të UEFA-s, vetëm Italia dhe Spanja janë përballur me njëra-tjetrën më shumë raste gjashtë herë.
Pesë ndeshjet e fundit midis Portugalisë dhe Gjermanisë kanë prodhuar 17 gola, një mesatare prej 3.4 për ndeshje. Katër nga ato pesë ndeshje janë shënuar mbi tre gola.
Cristiano Ronaldo nuk ka shënuar kurrë kundër Gjermanisë në katër ndeshjet, pavarësisht se ka provuar 23 gjuajtje në 360 minuta. Vetëm kundër Francës, sulmuesi portugez ka luajtur më shumë herë, gjashtë ndeshje për ekipin kombëtar pa gjetur golin, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv
Portugalia po kërkon të bëhet vetëm kampioni i dytë në fuqi i Kampionatit Evropian për të fituar dy ndeshjet e tyre të para të turneut, pas Spanjës në EURO 2016.
Mesfushori i Gjermanisë, Toni Kroos përfundoi saktësisht 100 pasime kundër Francës. Në tre turnetë e fundit EURO 2016, Kupa e Botës 2018, EURO 2020 ka pasur gjashtë raste kur një lojtar i Gjermanisë ka përfunduar 100+ pasime në një lojë dhe të gjashtë kanë qenë nga Kroos.
Formacionet e mundshme:
Portugalia: Patricio, Semedo, Pepe, Dias, Guerreiro, Danilo, Carvalho, Bernardo, Fernandes, Jota, Ronaldo.
Gjermania: Neuer, Ginter, Hummels, Rudiger, Kimmich, Gundogan, Kroos, Gosens, Sane, Muller, Gnabry.