Lajmet e fundit

Sonte nga ora 21:00 në mbrëmje përballet Holanda me Austrinë në raundin e dytë të Grupit C.
Të dy ekipet kanë shënuar fitore në debutimin e tyre, me tulipanët që e mposhtën Ukrainën me rezultat 3-2, ndërsa Austria fitoi kundër Maqedonisë së Veriut.
Duke pasur parasysh rezultatet e raundit të parë, kushdo që fiton sot e siguron kualifikimin në fazën tjetër.
Holanda ka arritur ta mposhtë Austrinë në gjashtë ndeshjet e fundit, fitorja e fundit e austriakëve ndaj tulipanëve daton në maj 1990 në një ndeshje miqësore para fillimit të Kampionatit Botërorë në Vjenë me rezultat 3-2, transmeton Klankosova.tv
Formacionet e mundshme:
Holanda (3-5-2): Stekelenburg; De Ligt, De Vrij, Blind; Dumfries, De Roon, F. De Jong, Wijnaldum, Wijndal, Weghorst, Depay. Trajner: De Boer.
Austria (3-5-2): Bachmann, Lienhart, Alaba, Hinteregger, Lainer, Laimer, Sabitzer, Grillitsch, Ulmer, Baumgartner, Kalajdzic. Trajner: Foda.