Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i Manchester Unitedit mendon se Di Maria nuk po tregon potencialin e vërtetë, duke i hedhur një pjesë të fajit për këtë gjë edhe trajnerit Louis van Gaal.

Diego Forlan është i bindur se Louis van Gaal duhet të tregojë më shumë besim tek Angel Di Maria, ndërsa paralajmëron Unitedin se shitja e tij do të ishte diçka e gabuar.
Raportohet se Di Maria po mendon të largohet këtë verë pasi nuk po e gjen veten në skuadrën e Van Gaal, megjithëse publikisht ai ka thënë se nuk do të largohet nga ishulli.
Forlan beson se argjentinasit i duhet dhënë mundësia për të treguar veten, ndërsa thotë se Van Gaal mund të mos jetë në gjendje për të nxjerrë më të mirën nga ai.
“Unë kam menduar se nënshkrimi me të do të ishte diçka e madhe për United”.
“Louis van Gaal kurrë nuk ka qenë fans i lojtarëve nga Amerika Latine, gjë që mund ta vërtetojë edhe miku im Juan Roman Riquelme, gjatë periudhës së tij tek Barcelona”.
“Di Maria filloi të luajë tek Untied siç luante në Madrid. Ai ishte shumë i rrezikshëm”.
“Por, lojtarët nuk janë robotë, nëse diçka shkon keq me ta është puna e trajnerit që të gjejë problemin”.
“United do të pendohet po u largua ai”.