Lajmet e fundit

Ka përfunduar vizita në Turqi e delegacionit të Qeverisë së Kosovës, të kryesuar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Që nga e premtja e kaluar e deri më sot, Kurti me disa anëtarë të kabinetit të tij zhvilloi disa takime të rëndësishme, me presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdogan, ministrin e Jashtëm Hakan Fidan, ministrin e Mbrojtjes Yasar Guler e shumë takim të tjera, duke konfirmuar trashjen e miqësisë mes dyja vendeve.
Sot, u zhvillua Forumi Ekonomik Kosovë-Turqi, ku u prezantua nga afër potencial ekonomik dhe ajo se çka ofron vendi për investitorët turq.
Në ndërkohë u premtua se do të ketë investime miliardëshe në disa fusha.
Gjithashtu sot, shefi i qeverisë vizitoi edhe fabrikën ku prodhohen dronët "Bayraktar".
Vizita në Turqi u përcoll nga afër prej ekipit të Klan Kosovës, gazetarit Besnik Tahiri dhe kameramanit Agon Bejtullahu.