Lajmet e fundit

“Në ambientet e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut u zhvillua ceremonia e nisjes së Kontingjentit KFOR 8 drejt Pejës, Kosovë. Me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, efektivët e Forcës Tokësore nisin misionin e tyre në mbështetje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon.”, thuhet në njoftim.Aty thuhet se Forca Tokësore përkrah NATO-s vijon të kontribuojë në siguri.
“Përkrah aleatëve të NATO-s, Forca Tokësore vijon të japë kontribut të çmuar në operacionet ndërkombëtare, duke dëshmuar gatishmëri, profesionalizëm dhe standarde të larta operacionale”, thuhet në njoftim.Forcat Tokësore u kanë uruar suksese pjesëtarëve të kontingjentit në misionin e tyre në Kosovë dhe një kthim të sigurt në atdhe. /Klankosova.tv