Lajmet e fundit

Ministria ruse e Mbrojtjes ka njoftuar se sistemet ruse të mbrojtjes ajrore rrëzuan 22 dronë të nisur nga Ukraina gjatë natës.
Sipas ministrisë, 10 dronë u kapën mbi rajonin jugor të Rostovit, ndërsa pjesa tjetër u shkatërruan mbi rajonet Belgorod, Voronezh, Kursk, Bryansk dhe Smolensk, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.
Ushtria e Ukrainës, tha se forcat ruse lëshuan 89 dronë në territorin e saj mbrëmë, ku siç u tha në deklaratë, 36 prej tyre u rrëzuan.