Lajmet e fundit

Forcat izraelite kanë vendosur një brigadë të re dhe forca shtesë inxhinierike për të luftuar Hamasin në Khan Younis.
“IDF-ja po intensifikon dhe thellon operacionin në qytetin kyç dhe jugor për të çmontuar fortesat e Hamasit atje”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari.
Mes tjerash ai gjithashtu tha se forcat e Izraelit kanë zbuluar "1 mijë e 500 boshte tunelesh terroriste dhe rrugë tunelesh të Hamasit" në Gaza deri më tani.
Ky pretendim ende nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga BBC-ja, transmeton Klankosova.tv.