Lajmet e fundit

Ushtria izraelite ka krijuar një hartë të Gazës të ndarë në qindra zona, e cila thotë se do të përdoret për të ndihmuar njerëzit në Gaza të shpëtojnë nga luftimet e ardhshme.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se ajo është bërë për të ndihmuar civilët të përgatiten "për fazën tjetër të luftës", shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
IDF thotë se harta është e ndarë në zona të njohura për t'u mundësuar njerëzve të evakuojnë nga vende specifike për sigurinë e tyre nëse kërkohet.