Lajmet e fundit

Forcat izraelite thonë se avionët luftarakë kanë sulmuar infrastrukturën e Hezbollahut në zonën Al Adisa të Libanit jugor.
Në një postim në platformën X, ushtria tha gjithashtu se në mëngjes u zbuluan dy lëshime raketash nga territori libanez në territorin izraelit, shkruan Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Ata thanë se kanë sulmuar burimin e këtyre lëshimeve, pa raportuar viktima.