Lajmet e fundit

Pas rrethimit dhe granatimeve për disa ditë, forcat izraelite kanë bastisur spitalin Kamal Adwan në veri të Gazës, tha Ashraf al-Qudra, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë.
Tutje ai bëri të ditur se forcat izraelite në oborrin e spitalit po mblidhnin meshkuj, përfshirë stafin mjekësor, ndërsa theksoi se kishte frikë se mund të arrestoheshin më pas.
“I bëjmë thirrje Kombeve të Bashkuara, Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq që të veprojnë menjëherë për të shpëtuar jetën e atyre që janë në spital”, shtoi al-Qudra, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.