09.11.2020 · përditësuar para 2065 dite1 min lexim
Foo Fighters kanë debutuar me këngën e re të përveçme, "Shame, Shame", në episodin e ri të "Saturday Night Live".
Ata po ashtu kanë njoftuar se do ta shënojnë 25 vjetorin e bendit me albumin e tyre të thjetë i cili do të dalë vitin e ardhshëm.
Albumi do të quhet "Medicine at Midnight" dhe do të publikohet më datë 5 shkurt, pjesë e të cilës do të jetë edhe kënga "Shame, Shame".
Ky bend ka dhënë indikacione për këtë projekt gjatë javës, tre vjet pasi realizuan albumin e tyre "Concrete and Gold".
Në muajin maj, lideri i këtij bendi, Dave Grohl, e kishte krahasuar albumimn e ri të bendit me LP-në e David Bowie-t, "Let's Dance", të cilën e kishte publikuar më 1983.
Ai kishtethënë se kënga është e mbushur me këngë himnore rok të cilat këndohen së bashku në turmë.
Sipas Grohl këto këngë janë për të vallëzuar me to, por më shumë "groove" dhe jo diçka disko apo muzikë moderne vallëzimi.
Më poshtë keni listën e këngëve të cilat do të jenë pjesë e këtij albumi:
‘Making a Fire’
2. ‘Shame Shame’
3. ‘Cloudspotter’
4. ‘Ëaiting on a Ëar’
5. ‘Medicine at Midnight’
6. ‘No Son of Mine’
7. ‘Holding Poison’
8. ‘Chasing Birds’
9. ‘Love Dies Young’