Ekonomia e Britanisë së Madhe pritet që t’i shmanget rënies gjatë vitit aktual.
Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson kështu duke u bazuar në përmirësimin e ndjeshëm të parashikimit të rritjes.
Pritjet janë që Mbretëria e Bashkuar të shënojë rritje për 0.4 përqind gjatë vitit 2023, derisa në muajin e fundit parashikimi ka qenë 0.3 përqind, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Kjo rritje theksohet se mund të ndihmohet nga “kërkesa elastike” dhe rënia e çmimit të energjisë elektrike.
Megjithatë FMN thotë se shkalla e inflacionit vazhdon të mbetet e lartë dhe se normat e larta të interesit duhet të mbesin në fuçi në mënyrë që çmimet të bien.
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.