Nesër me fillim nga ora 20:45, kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të kualifikimeve direkte për Kampionatin Botëror 2026.
Në Prishtinë, "Dardanët" do të jenë nikoqirë të Zvicrës.
Trajneri Franco Foda, në një konferencë për media u shpreh se ndaj "helvetikëve" duhet të tregohet fytyrë krejt tjetër.
"Për neve është e rëndësishme të paraqitemi mirë. Ndaj Zvicrës dëshirojmë të tregojmë një fytyrë tjetër. Fisnik Asllani është në një formë shumë të mirë. Po luan shumë mirë me topin, po shënon gola, krijon hapësirë në situata të ngushta”, deklaroi ai para mediave.
Foda u shpreh se matematikisht janë në garë për kualifikim direkt, por se një fitore 6:0 të martën mbrëma është vështirë e realizueshme.
Aktualisht, skuadra e komanduar nga Granit Xhaka, e mban primatin në grupin K me 13 pikë, derisa e dyta është Kosova me 10-të.
"Dardanët" kanë arritur që ta sigurojnë playoff-in e kualifikimeve për në botëror.
Djelmoshat e drejtuar nga Franco Foda, duhet t'i presin ndeshjen e playoff-it që zhvillohen në mars të 2026-tës.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.