Lajmet e fundit

Fisniku ka kualitete të jashtëzakonshme në zonë, teknikisht është shumë i aftë, përshtatet mirë në hapësira të ngushta dhe në lojën në ajër. Ai e ruan mirë topin dhe ka nuhatje për situata të ndryshme të lojës. Me të në fushë mund të sulmosh në thellësi, ai shënon dhe asiston për gola”, ka deklaruar Foda.Përzgjedhësi i Kosovës ka vlerësuar gjithashtu karakterin dhe përkushtimin e Asllanit në fushë, duke theksuar se ai nuk është një futbollist që mendon vetëm për statistikat personale, por punon edhe për interesin e skuadrës.
Përveç të gjitha këtyre cilësive, ai është lojtar ekipor, gjithmonë i gatshëm të ndihmojë skuadrën dhe punon shumë edhe për ta fituar topin. Ka pasion të madh për futbollin dhe dëshirë të jashtëzakonshme për të shënuar gola”, është shprehur Foda.Sulmuesi kosovar e përfundoi edicionin me 11 gola dhe 10 asistime në 35 paraqitje në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë, duke tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha në Evropë. /Klankosova.tv