Kriza ekonomike as që pritet të zbutet në tërë Evropën. Për më keq, Fondi Monetar Ndërkombëtar po paralajmëron përshkallëzim të situatës.
''Për shkak të rritjes së çmimeve, ne presim që inflacioni të jetë edhe më i lartë. Rritja ekonomike do të jetë më e ulët se që kemi parashikuar, ndërsa inflacioni më i lartë'', u shpreh Gabriel di Bella nga FMN, njofton Klan Kosova.
Këso diskutime u bënë të mërkurën në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës. Ndërsa nga Banka Evropiane treguan ku është prekur më së shumti Kosova.
"Inflacioni në rritje ka ndikuar veçanërisht në Ballkanin Perëndimor. Në Kosovë ndikimi është te konsumi i ushqimit që është pjesa më e madhe e shpenzimeve të ekonomive familjare: tha përfaqësuesi i Bankës Evropiane, Neil Taylor.
https://youtu.be/5v6b-epUit8
Sipas Odës Ekonomike Gjermane, në këtë krizë të trefishtë duhet më shumë bashkëpunim ekonomik.
"Kriza energjetike, inflacioni por edhe lufta në Ukrainë ka shkaktuar pengesa në zinxhirin e furnizimit, dhe kjo po na e godet vazhdimisht ekonominë tonë. Por ende besoj se ka mundësi pozitive që të përdoren në të mirë të rritjes ekonomike", deklaroi Nora Hasani.
Në raportin e fundit, FMN ka parashikuar rritje ekonomike 2.7% për Kosovën, ndryshe nga qeveria që ka përmendur shifrën 4.1%.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.