Çmimet e produkteve në Kosovë po vazhdojnë të rriten dita-ditës.
Nga buka e deri tek perimet çmimet kanë "fluturuar", ku kjo vërehet në xhepin e qytetarëve ku më të atakuarit do të jenë të varfërit.
Për këtë temë ka folur profesori i bujqësisë Imer Rusinovci.
Sipas Rusinovcit, shteti duhet t'i japë prioritet politikave bujqësore.
"Kjo është arsyeja kryesore krahas projeksionimit të buxhetit edhe gjatë vitit duhet të ndërhyhet përkatësisht duhet të intervenohet me masa stimulative përmes politikave bujqësore", tha Rusinovci në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=OKjVPKpta8M
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.