Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se një fluturim i dytë që evakuon qytetarët britanikë dhe familjet e tyre nga Izraeli është nisur nga Tel Avivi.
Një fluturim i mëparshëm i evakuimit është realizuar pasditen e së hënës, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zyra për Punët e Jashtme ka njoftuar ka deklaruar se do të organizojë më shumë fluturime evakuimi në varësi të kërkesës.
Ajo gjithashtu u bëri thirrje britanikëve të bllokuar, të interesuar për fluturime për në Mbretërinë e Bashkuar të regjistrojnë praninë e tyre në faqen e tyre të internetit në mënyrë që të marrin përditësime.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.