Florjan Tabaku, një qytetar nga Shqipëria, i cili u raportua i zhdukur nga familja më 21 tetor, ende nuk është gjetur.
Sipas familjarëve, Tabaku është zhdukur gjatë një mbledhjeje gështenjash në zonën kufitare "Qafë Morinë - Gjakovë", dhe ende nuk ka asnjë informacion rreth vendndodhjes së tij.
Fabjon Tabaku, vëllai i të zhdukurit ka bërë thirrje për ndihmë në kërkimin e Florjanit.
"Ju lutemi, na ndihmoni, ende nuk kemi asnjë lajm për vëllain tonë, Florjan Tabaku, i zhdukur që nga 20 tetor 2025 në Qafë Morinë - Tropojë. Çdo ndihmë dhe publikim nga ana juaj është jetik për ne”, tha ai për Klankosova.tv:
Familjarët e Florjanit kanë lënë një numër kontaktues për çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e tij: 0693829918. /Klankosova.tv

●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.