Ballkani sonte do të jetë mysafir i Florianas së Maltës, ku do e kërkojë kualifikimin në rundin e tretë të Conference League.
Skuadra suharekase e ka fituar ndeshjen e parë me rezultat 4-2, ndërsa sonte do t’i mjaftonte vetëm një barazim për të kaluar tutje.
Të dyja ekipet i kanë bërë zyrtare formacionet, ku Ballkani zbret në fushë me skemën 4-3-3, e njëjtë ka vepruar edhe skuadra e Maltës, Floriana.
Më poshtë i gjeni formacionet zyrtare të të dyja ekipeve:
Floriana: Cioletti, Gamarra, Lopez, Mendonca, Spiteri, Grech, Vella, M’Mombëa, Veselji, Jah dhe Varela.
Ballkani: Goluboviq, Potoku, Jashanica, Batarelo, Smajli, Giovanni, Diene, Deliu, Kryeziu, Adetunji dhe Tolaj.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.