Tiktokerja Florta Hajdari, ka treguar për përvojën e saj me përballjen me gjuhën e urrejtjes.
Fillimisht ajo tregoi se Tik - Tok-u i është duk një hapësirë ku mundet me shpreh kreativitetin e saj.
“M’u ka dok një hapësirë ku mundem me shpreh kreativitetin tem, ku kam mujtë me kalu kohën teme, unë personalisht nuk e di që naj herë në jetën time kam komentuar negativisht tek dikush”, tha ajo.
Ajo shtoi se edhe duke qenë pozitive e kritikojnë.
“unë në Tik – Tok dhe rrjete sociale e tregoj pjesën tem më të mirë, shpesh më akuzojnë duke thën ti e ki jetën perfekt, pa gajle”, shtoi ajo.
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.