Lajmet e fundit
Spanjolli pret që Blutë të jenë të motivuar për të treguar veten, por thotë se skuadra e tij është e përgatitur për këtë gjë.

Quique Sanchez Flores është i bindur se skuadra e tij është e gatshme për t’u përballur me Chelsean e Guus Hiddinkut.
Spanjolli beson se është e vështirë të parashikohet çfarë do të jetë loja e Chelseat pas largimit të Jose Mourinhos.
Ai ka thënë se do të jetë test i vështirë pasi skuadra kundërshtare do të mundohet të tregojë veten.
“Natyrisht që kur një klub ndërron menaxherin, lojtarët duhet të tregojnë gjithçka kanë”.
“Ne jemi të gatshëm për këtë gjë. Natyrisht që presim ndeshje të vësthirë sepse kundërshtari është i fortë”.
“Do të analizojmë ndeshjet, por ndërrimi i menaxherit i bën jovalide”.