Lajmet e fundit
Gardiani i Manchester Unitedit ishte afër kalimit tek Real Madridi këtë verë, ndërsa ish menaxheri i tij tek Atletico beson se ai bëri mirë që qëndroi.

David De Gea nuk duhet as të mendoj për t’u transferuar tek Real Madridi, por duhet të qëndroj në Premier Ligë, ka thënë ish trajneri i tij Quique Sanchez Flores.
Krye-trajneri i Watfordit mori drejtimin e Atletico Madridit pak kohë pasi De Gea debutoi dhe e ka parë gardianin në fazat e hershme të zhvillimit të tij.
Prandaj ai beson se ai më së miri do ta ketë nëse qëndron në Premierligë.
“Do të ishte perfekte për të dhe për Premierligën që ai të jetë aty”.
“Ai ka mësuar shumë këtu në Angli. Kur unë arrita tek Atletico ai ishte zgjedhja e tretë, por ai është përmirësuar shpejtë”.
“Jam i kënaqur me përparimin e tij. Ai është ndër më të mirët në botë”.