Lajmet e fundit

Alessandro Florenzi u largua nga Roma këtë mëngjes dhe është gati të fillojë një kapitull të ri me Milanin në San Siro, duke u huazuar me një mundësi blerjeje.
Mbrojtësi kaloi sezonin e kaluar në huazim në Paris Saint-Germain, ndërsa tani ka arritur një marrëveshje me Rossonerët për të vazhduar karrierën e tij në Milano.
Të dy klubet kanë arritur një marrëveshje për një huazim të paguar, me një mundësi për të blerjes në vlerë 4.5 milionë euro.
30 vjeçari pritet të kryejë testet mjekësore sot dhe më pas të nënshkruajë një marrëveshje me ekipin e Stefano Pioli, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
Florenziu rrit te Roma dhe ka luajtur 280 ndeshje me ta.