10.03.2017 · përditësuar para 3413 dite1 min lexim
Kompozitori kosovar, Florent Boshnjaku, do të marrë pjesë në festivalin kombëtar të Bullgarisë, BG Music Festival, që do të mbahet më 9 dhe 10 qershor në Sandanski, njofton Klan Kosova.
Boshnjaku është përzgjedhur në kategorinë e kompozitorëve ballkanas, të cilët do t’i prezantojnë krijimet e tyre krahas kompozitorëve bullgarë.
Në karrierën e tij, Boshnjaku ka bashkëpunuar me këngëtarë nga Shqipëria, Bullgaria, Turqia, Greqia, Maqedonia, etj., si dhe ka korrur sukses të madh në Eurovision me këngën Suus, të kënduar nga Rona Nishliu.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.