17.02.2020 · përditësuar para 2331 dite1 min lexim
Në mesin e stilistëve dhe dizajnerëve kosovarë, kreacionet e të cilëve po shfaqen nëpër organizime të ndryshme ndërkombëtare, është edhe Flora Suldashi.
Dizajnerja nga Prishtina, e cila jeton dhe vepron në Gjermani, u paraqit me kreacionet e saj në "Miss Germany 2020".
Finalistet e garës së bukurisë që u mbajt më 15 shkurt, janë veshur me kreacionet e Suldashit.
16 vajzat shkëlqyen me veshjes e Florës para 2500 mysafirëve të pranishëm dhe mediave të shumta.
Ndryshe, Flora Suldashi ka tetë vjet që bashkëpunon me korporatën Miss Germany, e cila ka tashmë traditë 90 vjeçare.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.