Lajmet e fundit

Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?
Prejeni avokadon në gjysmë dhe largojeni bërthamën.
Pjesën e brendshme të avokados largojeni me një lugë dhe vendoseni në një enë.
Shtypeni me piru derisa të krijohet një pastë homogjene. (Mund ta përdorni edhe blenderin nëse e keni problem ta shtypni avokadon me piru).
Shtoni vajin e ullirit. (Vaji i ullirit është i përshtatshëm për të gjitha llojet e flokëve. Përpos që hidraton flokët edhe i mbron ato nga dëmtimi).
Më pas, shtoni edhe mjaltin dhe përzieni të gjithë përbërësit bashkë. (Vitaminat që gjenden në mjaltë ndihmojnë që flokët tuaja të jenë më të forta dhe i ushqejnë ato).
Maskën vendoseni në flokë me një brushë që përdoret për të ngjyrosur flokët. Nëse keni problem me zbokthin, mund të shtoni edhe disa pika vaj esencial të livandës në këtë maskë.
Ndërsa nëse keni flokë të yndyrshme mos e vendosni maskën në skalpin e kokës.
Pasi ta aplikoni maskën në flokë, mbulojeni kokën me qese ose një kapele dushi dhe lëreni të qëndrojë për 40 minuta. Nëse nuk e mbuloni kokën, maskën duhet ta lini të qëndrojë vetëm 20 minuta.
Maskën largojeni duke i larë flokët me ujë të ftohtë. Më pas, mund t’i lani flokët me shampon ose kondicioner, si zakonisht.
Nëse keni flokë të thata dhe të dëmtuara, këtë maskë për flokë apilkojeni një herë në dy javë. Por nëse nuk keni një problem të tillë, maskën aplikojeni një herë në muaj ose edhe më rrallë.
Maska me avokado dhe të verdhën e vezës
Produktet që ju duhen:
1 avokado e pjekur mirë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 e verdhë e vezës
Si ta përgatisni dhe aplikoni këtë maskë?
Priteni avokadon në gjysmë dhe largojeni bërthamën.
Me lugë merreni pjesën e brendshme të avokados dhe vendoseni në blender.
Më pas, shtoni edhe të verdhën e vezës në blender. ( E verdha e vezës që është e pasur me yndyrna dhe proteina hidraton dhe ushqen flokët duke stimuluar po ashtu rritjen e tyre).
Shtoni në fund edhe vajin e ullirit.
Kur masa të jetë homogjene, vendoseni këtë maskë në flokë duke përdorur një brushë që përdoret për ngjyrosjen e flokëve.
Mbulojeni kokën me një kapele dushi ose qese dhe lëreni të qëndrojë këtë maskë kështu për 40 minuta. Nëse nuk e mbuloni kokën, maska duhet të qëndrojë vetëm 20 minuta.
Flokët shpëlani më pas me ujë të vakët. Po ashtu, më pas ato mund t’i lani me shampon dhe kondicioner, si zakonisht.
Këtë maskë preferohet që ta aplikoni një herë në muaj ose edhe më rrallë. Por nëse shihni që kjo maskë ka efekt në flokët tuaja, mund ta aplikoni edhe çdo dy javë.