Lajmet e fundit

Disa ditë më parë, dy motra në Indi janë dënuar me përdhunim për arsye që vëllai i tyre u arratis nga vendi me një grua të martuar, e që i përkiste një kaste shoqërore më të lartë.
E gjithë familja është larguar nga fshati i tyre, dhe tashmë motra e madhe ka folur për vendimin e tmerrshëm për përdhunim, transmeton Klan Kosova.
Meenakshi Kumari 23 vjeçare, është shprehur se është shumë e frikësuar që një ditë dikush nga fshati do vie për të “sjellë drejtësi”.
“Si mund të kthehemi në shtëpi ose në fshatin tonë”.
“Ata mund të na bëjnë keq, ose të na përdhunojnë”.
“Nëse jo sot ndoshta në një të ardhme”, është shprehur Kumari.
Ajo beson se arratisja e tyre mund t’i ketë poshtëruar meshkujt nga këshilli i pazgjedhur i fshatit, dhe se për këtë ata kërkojnë hakmarrje.
23 vjeçarja nuk është e zemëruar me vëllain e saj që iku me dashurinë e jetës.
“Të dashurosh nuk është gabim”, është shprehur ajo.
Më poshtë mund ta lexoni artikullin për arsyen pse është marrë ky vendim për dy motrat Kumari.
http://klankosova.tv/dy-motra-u-denuan-me-perdhunim-per-vepren-e-vellait/