Lajmet e fundit

Henrikh Mkitaryan beson se mund të jetë lojtar kyç i Manchester United të Jose Mourinho.
Armeniani ka hasur në vështirësi prej kur kaloi nga Dortmund në Old Trafford.
Ai është përmendur këtë të diel se mund të largohet nga Anglia, por që beson se ende mund të ketë sukses në Premier League.
“E di se mund të kem sukses në United dhe tash dua t’i tregoj secilit se meritojë të jem lojtar kyç në ekip, në këtë ligë”.
“Nuk ka pakënaqësi, vetëm sfida; Kurrë s’jam ndalur apo dorëzuar. Dua të vazhdojë t’i arrijë objektivat e mia në karrierë”, ka thënë Mkhitaryan, transmeton Klan Kosova.