Kolegu, Flamur Gajtani u lajmërua nga spitali i Gjilanit, atje ku intervistoi mjekun specialist të emergjencës, Suad Haliti për gjendjen shëndetësore të zyrtarit të LDK-së, Ilir Zuka.
“Pacienti rreth 40 vjeçar ka ardhur për ndihmë, rreth orës 14:00. Pacienti ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga 3 persona dhe është grushtuar në kokë dhe në hundë. Sipas anamnezës, pacienti ka thënë se ka pas gjakderdhje prej hundës, çka është vërejt edhe një ënjtje e hundës. Por shenja të goditjes në kokë nuk janë vërejt. Pas konsultës me mjekun, pacienti është liruar me parametra vital stabil, dhe me terapinë e ORL-së”, bëri të ditur Haliti.
https://klankosova.tv/viti-zyrtari-i-ldk-se-pretendon-se-u-sulmua-fizikisht-nga-ai-i-vv-se-video/
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.