17.04.2019 · përditësuar para 2643 dite1 min lexim
Kevin Hunter ka lëshuar deklaratën e tij të parë publike, pasi gruaja e tij Wendy Williams, kërkoi divorc javën e kaluar, transmeton Klan Kosova.
“28 vjet më parë, kam takuar një grua mahnitëse – Wendy Williams. Në atë kohë, nuk e kuptoja se ajo jo vetëm që do të bëhej gruaja ime, por do të ndryshonte edhe jetën time. Unë i kam kushtuar shumicën e jetës, në biznesin që është Wendy williams, një person që me të vërtetë e dua dhe e respektoj pa kushte”, tha Kevin për Page Six.
Ai më pas foli edhe për aferën e tij.
“Unë nuk jam krenar për veprimet e mia të fundit dhe kam përgjegjësi të kërkoj falje për gruan time, familjen dhe fansat e mi të mirë. Unë po përpiqem të përmirësoj gabimet. Pa marrë parasysh cili është rezultati apo çfarë më pret në të ardhmen, ne jemi ende familja Hunter dhe do të vazhdoj ta mbështes gruan time në këtë biznes. Faleminderit”.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.