Lajmet e fundit

Kampioni i Kosovës në futboll, Drita nga Gjilani pas dy dite do të luajë ndeshjen e parë parakualifikuese në Ligën e Kampionëve për këtë vit, e ku për kundërshtar do ta ketë kampionin e Andorras, Inter Escaldes.
I vetdijshëm për sfidën e vështirë që e pret në këtë përballje është edhe kapiteni i Dritës, Ardian Limani.
Limani, fillimisht tha se stërvitjet nuk i kanë ndal që prej përfundimit të kampionatit në futbollin kosovar.
"Kishim vetëm dy ditë pushim pas përfundimit të kampionatit dhe pastaj kemi filluar me stërvitje nga dy herë në ditë ku më pas e kemi ulur intesintetin e tyre".
Kurse, për kundërshtarin nga Andorra, 25 vjeçari nga Gjilani tha se i njeh mjaft pak, por se kanë parë disa ndeshje të tyre përfshirë edhe finalen e Kupës së Andorras.
"Realisht i njohim mjaft pak, megjithatë kemi analizuar disa ndeshje të tyre e sidomos ndeshjen finale të Kupës së Andorras, ku jemi informuar pak për lojën e tyre".
Për fund, Limani ka zbuluar edhe synimet që ka me Dritën këtë vit në garat evropiane.
"Synimet janë që të kalojmë fazën parakualifikuese e më pas nëse do të kemi fat të ndeshemi me ndonjë kundërshtar jo shumë të fuqishëm pse jo mos të kalojmë edhe raundin e parë", u shpreh ai për klankosova.tv.