Lajmet e fundit
"“Jemi kampionë, kemi punuar shumë për këtë moment që nuk po mund ta përshkruaj me fjalë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të jesh kampion"

Kapiteni i Chelsea, Gary Cahill, ka folur për titullin e gjashtë të fituar në Premierligë, të premten mbrëma.
Skuadra nga Stamford Bridge mposhti WBA me rezultat minimal prej një goli, për të fituar edhe matematikisht titullin e këtij edicioni.
“Jemi kampionë, kemi punuar shumë për këtë moment që nuk po mund ta përshkruaj me fjalë. Nuk ka ndjenjë më të mirë se të jesh kampion”, ka thënë Cahill pas ndeshjes.