Lajmet e fundit

Një rast i rëndë dyshohet se ka ndodhur javën e kaluar në spitalin e Pejës, ku një foshnje e cila kishe vdekur ka përfunduar në rrobalarëse.
E lidhur me rastin ka folur babai i foshnjës.
Ai tha prapa kamerave për Klan Kosova se foshnja vdiq si pasojë e neglizhencës së mjekëve.
"Menjëherë një ditë pasi ka ndodhur rasti kanë shkuar tek reparti i Gjinekologjisë, mirëpo stafi ka hezituar t'ua jap foshnjën. Nuk është se kanë pasur ndonjë arsye se pse nuk po e japin foshnjën. Foshnja ka përfunduar në lavatriqe. Krejt mbetjet që i kemi marrë kanë qenë të tmerrshme. Bëhet fjalë për neglizhencë të mjekëve. Lindja e gruas ka qenë e rregullt", ka thënë ai për Klan Kosova.
https://klankosova.tv/futja-e-foshnjes-se-1vdekur-ne-lavatrice-suspendohen-shtate-punonjes/
https://klankosova.tv/prokuroria-konfirmon-rastin-ku-foshnja-e-vdekur-u-fut-ne-lavatrice-ne-spitalin-e-pejes/