Aktori Alban Rexhaj ka folur në emisionin Weekend për serialin e ri që transmetohet në Klan Kosova, "Jeta në çift".
Ai ka thënë se personazhi që ai luan është Nura, dhe ka filluar që të jetë komod me këtë rol të tijin.
"Mirë më ka shkuar, deri tani po ndjehem mirë, kam filluar ta ndjejë si pjesë timen, tashmë jam më i slirë që të shtojë edhe diçka prej vetes".
"Për këtë pa dyshim se Ardi e bë një punë shumë të mirë në skenar, dhe më shumë ta lehtëson punën".
"Roli është i lidhur shumë mirë me gruan nga Shqipëria, keqkuptimet ajo mënyra si e trajton gruan, apo si merret dhe nuk merret me fëmijët".
"Krejt këto e bëjnë të jetë një rol interesant, kemi këso lloj personazhesh. Kemi hyrë goxha mirë në rrjedh të serialit, dhe çdo gjë po shkon rrjedh 'si vaji në tepsi'", ka thënë Rexhaj. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=_WyHDr1f3AQ
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.