Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një banesë në fshatin Krutje të Lushnjës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Flakët kanë shkatërruar plotësisht banesën, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë në vendngjarje për të neutralizuar zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e tij në banesat përreth, shkruan vizionplus.tv, transmeton klankosova.tv.
Dyshimet e rënies së zjarrit janë problemet në rrjetin elektrik të banesës.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
EK
SHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.