11.05.2015 · përditësuar para 4090 dite1 min lexim
Gazeta britanike The Guardian ka publikuar një listë me 5 pavijonet më të mira këtë vit në Venecia sipas tyre.
Në listë janë gjithashtu pavijonet e Rusisë, Japonisë, SHBA-ve dhe Australisë.
Aty përmendet edhe pavijoni shqiptar.
“Një balenë e keqkuptuar si nëndetëse, një mal mitik dhe një aeroplan ushtarak amerikan që ra në tokë më 1956. Piloti i habitur që u desht të kërkoj falje, vetë aeroplani i instaluar në majën e një kështjelle mesjetare në vendlindjen e Enver Hoxhës janë vetem disa nga elementet e thurura në tragjikomedinë e shkëlqyer të Armando Lulajt e shfaqur në skulpturë, video dhe filmim origjinal”, shkruan The Guardian për veprën.