Në edicionin e ri të fjalorit të gjuhës angleze Oxford janë shtuar 500 fjalë të reja.
Ky fjalor që u publikua në vitin 1911 u themeluar nga vëllezërit Henry dhe Gëorge Foëler.
Konsiderohet si një nga projektet më të mëdha të hulumtimit të gjuhës në botë dhe është guida më e mirë e gjuhë angleze në ndryshim e sipër, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë janë disa nga fjalët e reja:
Voluntourism – Është ajo çka njerëzit mendojnë kur ndihmojnë një jetimore afrikane dhe bëjnë ndonjë veprim për humanizëm ose thjesht kur duan të gjejnë një arsyetim për të marrë pushimet
Meh - Përdoret për të shprehrur mungesën e entuziazmit
Freegan – Personi që preferon të hajë ushqimet e mbetura në mënyrë që të mos hidhet ushqimi kot
Ecotown – Qytete të reja të dizajnuara për të pasur sa më pak ndikim në dëmtimin e ambientit
E-cigarette - Cigare elektronike që janë me bateri dhe që përmbajnë nikotinë
Twitterati – Njerëzit që kanë llogari në rrjetin social Tëitter dhe kanë shumë ndjekës dhe janë duke postuar vazhdimisht
Webisode – Një episodë e shkurtër e një program televiziv që shfaqet online
Hyperlocal - Personat që janë shumë lokalist
Comix – Një përzierje mes librave komik për të rritur dhe stripave komik
Crowdfund – Krijimi i një fondi prej shumë njerëzve që zakonisht dhurojnë shuma të vogla parash online
Cake pop – Ëmbëlsirë e rrumbullakët zakonisht nga çokollata ose gjëra të tjera të ëmbla që krijohen në formën e lëpirëses